Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

SHBA-të humbin pjesët, mungon edhe Kyle Lowry

LAS VEGAS, NV - JULY 22: Kyle Lowry #7 of the United States drives against Facundo Campazzo #7 of Argentina during a USA Basketball showcase exhibition game at T-Mobile Arena on July 22, 2016 in Las Vegas, Nevada. The United States won 111-74. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

SHBA-të po humbasin një e nga një pjesët kryesore të skuadrës, kur edhe pak më shumë se dy javë na ndajnë nga starti i kampionatit botëror të basketbollit. I fundit që është tërhequr është Kyle Lowry. Organizatori, që u shpall kampion i NBA me Toronton sezonin e fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gishtin e madh të dorës së majtë muajin e kaluar dhe nuk ia doli të rikuperohej në kohë.

“Kisha shumë dëshirë të isha pjesë e kampionatit botëror, por mjekët nuk më ndezën dritën jeshile, dua shumë të luaj për kombëtaren time, por tashmë do të jem i detyruar ta mbështes nga ekrani”.

Këto kanë qenë fjalët e 33-vjeçarit. Lowry është i fundit i një serie që për arsye të ndryshme nuk do të jenë me “Team USA” në Botërorin e Kinës. Lebron James e tha që në prill që nuk do të marrë pjesë, po ashtu si James Harden, të njëjtën rrugë ndoqën dhe Anthony Davies e Khwai Leonard, ndërsa Zion Williamson, i dëmtuar, nuk mund të ishte i gatshëm, teksa së fundmi u tërhoq edhe Marvin Bagley.

Kaq shumë mungesa mund të ndikojnë në paraqitjet e skuadrës së Greg Popovich, edhe pse SHBA-të mbeten favoritët kryesorë për titullin kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...