Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Shefi i RedBull flet me superlativa për Verstappen: Ishte kryevepër, nuk na punonte as radio

Max Verstappen rrëmbeu fitoren e pestë në gjashtë garat e fundit të Formula 1 dhe të gjashtën sezonale, duke u shkëputur me plot 49 pikë nga rivali i tij, Charles Leclerc. Holandezi ishte dominues përgjatë gjithë fundjavës në Çmimin e Madh të Kanadasë, ndërsa kur kishin mbetur edhe 15 xhiro nga fundi i garës menaxhoi më së miri presionin e Carlos Sainz duke kaluar i pari vijën e finishit në pistën e Montreal. Në këtë formë, 24-vjeçari ka fituar edhe elozhet nga shefi i RedBull, Christian Horner i cili theksoi se Verstappen ishte brilant edhe pse në fund kishte disa probleme të vogla.

“Max ishte dominant përgjatë gjithë fundjavës dhe presioni që kishte në 15 xhirot e fundit e zbukuroi edhe më shumë fitoren. Ishte impresionues në ato xhirot e fundit, qëndroi i qetë edhe pse patëm probleme me radion. Verstappen na dëgjonte, por ne nuk e dëgjonim atë.

Por, mënyra si menaxhoi garën në total, ritmin, gomat, ishte vërtetë një kryevepër. Më erdhi keq për Perez që u detyrua të tërhiqej nga gara, tani edhe ai ashtu si Verstappen është tërhequr dy herë nga gara këtë sezon. Duhet t’i shohim me vëmendje këto dhe të kuptojmë problemet, megjithatë ka edhe shumë gara përpara”, u shpreh Horner.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...