Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Shefi i RedBull “paralajmëron” pilotin: Kthehu në nivelin e duhur, po na shqetëson

Piloti i dytë i RedBull, Sergio Perez mbylli një tjetër fundjavë zhgënjyese në Çmimin e Britanisë së Madhe teksa mbeti jashtë zonës së pikëve dhe u rendit vetëm në vendin e 17. Meksikani është totalisht jashtë pritshmërive dhe drejtori i RedBull, Christian Horner nuk hezitoi që publikisht t’i kërkojë Perez që të ngrejë nivelin e pilotimit.

Lexo edhe:

“Perez e di shumë mirë që nuk ka vazhdimësinë e duhur në marrjen e pikëve. Megjithatë, e rëndësishme është që ai e njeh objektivin e vetes së tij dhe të skuadrës, ndaj mendoj se ai dëshiron më shumë se të gjithë që të kthehet në nivelin e duhur.

Për ne është pak shqetësuese kur dy makinat nuk kanë të njëjtën performancë, Perez nuk pati fat në këtë fundjavë. Ndikuan edhe reshjet e shiut, u desh një ndalesë ekstra dhe kjo mori shumë kohë”, u shpreh Horner.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...