Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shehi ambicioz: Laçin e njohim pak, por duam trofeun

Në fushë është mësuar gjithmonë të luftojë dhe të fitojë trofe. Asgjë nuk ndryshon edhe tani që Orges Shehi do të jetë në stol. Në debutimin zyrtar si trajner i Skënderbeut, ish-portieri synon të fitojë edhe trofeun e parë në aventurën e re.

Superkupa e Shqipërisë është një mënyrë e mirë për ta nisur aventurën dhe për t’i shtuar palmaresit për t’u patur zili, një tjetër kupë. Ambicia është e madhe, ashtu si edhe emocionet për një trajner që vetëm një muaj më parë ishte në fushë dhe si kapiten festoi me ekipin titullin dhe Kupën.

“Jemi pjesë e ekipit kampion dhe kjo të jep mundësinë që ta nisësh menjëherë sezonin me një luftë për trofe. Është ndeshja e parë zyrtare për mua, është paksa emocionuese”, tregon Shehi.

Këtë të diel, kundërshtar do të jetë Laçi, një skuadër e cila është më përpara me përgatitjet, por sipas Shehit, problemi më i madh është se me ndryshimet në kontingjent dhe në stol, te rivalët ka shumë të panjohura.

“Laçi niset paksa më i avantazhuar, sepse ata kanë luajtur disa ndeshje zyrtare. Nuk e kemi studiuar aq shumë, sepse kanë ndryshuar trajner. Në këto raste ndryshon edhe filozofia e lojës”, shprehet Shehi.

Përsa i takon formacionit që do të hedhë në fushë, trajneri do të mbështetet te lojtarët kryesorë të Skënderbeut, ndërsa dilemat janë të pakta, pas gjendjes jo të mirë shëndetësore të Abazit dhe dëmtimit të Nimagës. Të tjerë lojtarë që mungojnë janë edhe Ardit Hoxhaj dhe El-Kayed.

“E vetmja mëdyshje lidhet me Abazin, pasi Leo nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Për fat të keq na u dëmtua Nigama vetëm tre ditë përpara ndeshjes. Këto do të jenë dilemat tona”, tregon trajneri i korçarëve.

Në fund, Shehi analizoi edhe merkaton. Trajneri pret të tjera përforcime te Skënderbeu, ndërsa premton surpriza dhe emra që i gjithë opinioni në Shqipëri i njeh mirë.

“Presim edhe dy lojtarë të tjerë. Emra konkretë nuk mund të jap, por të paktën njërin prej tyre opinioni e njeh shumë mirë”, deklaroi Orges Shehi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...