Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Bylisi i fortë, ende nuk e kemi mposhtur, Seferi më i miri

Orges Shehi, në prononcimin për mediet para sfidës me Bylisin vlerësoi kundërshtarin ndaj të cilit Tirana ende nuk ka fituan në këtë kampionat.

“Nuk është ndeshje e lehtë, është një ndeshje që do vlerësim maksimal. Po luajmë me kundërshtar që s’e kemi mposhtur dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë ndeshjen.”

Mungesat: “Skuadra akoma nuk është  e plotë, kemi mungesa. Najdovski akoma nuk është bashkuar me skuadrën, po ashtu dhe Danso për arsye shëndetësore. Kemi dhe pak probleme me Torasan dhe Cale, sepse nga ana fizike nuk janë në 100%. Por, lojtarët që u futën në fushë ndaj Vllaznisë, mendoj se e përligjën besimin dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Ulje-ngritjet:  “Mendoj që në drejtim tim skuadra është shfaqur mirë, përveçse në ndeshjen me Teutën, ku nuk ishim vetvetja. Ishte një ndeshje për t’u harruar. Me Kukësin nuk morëm atë që merituam. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë, përqendrim dhe impenjim, për të bërë mirë dhe për të marrë vazhdimësinë që është shumë e nevojshme”.

Forma e Seferit: “Për mendimin tim, ia kam thënë dhe atij, është një nga lojtarët tanë kryesorë. Jo më kot u zgjodh lojtari i ndeshjes me Vllazninë, për atë që i dha skuadrës. Dha asistin te goli i dytë i Cale. Ka shënuar 2 gola. Kam besim te aftësitë e tij. Shpresoj që nesër ai të shënojë, për të marrë atë që krijon”.

Vazhdimësia: “Fitorja ishte shumë e rëndësishme për momentin ku ishim. Një fitore, që duhet të na shërbejë për vazhdimësinë. Në qoftë se nuk fitojmë ndeshjen e radhës, gjithçka shkon dëm. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës. Të rikuperojmë pikët dhe të arrijmë atë që kemi përpara. Pastaj, në fund fare, bëhen llogaritë. Gara është e gjatë, ka shumë pikë në lojë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...