Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shehi: Dëmtimet po na penalizojnë, por kemi detyrimin të provojmë deri në fund

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Teutës, ndërsa trajneri Orges Shehi, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, u shfaq mjaft i mërzitur për faktin që humbi të dy sulmuesit për shkak dëmtimi.

Sa ju ka penalizuar dëmtimi i Shkurtajt që në fillim?
Në fakt edhe Abazaj pësoi një dëmtim në ndeshjen me Bylisin, ndaj nuk ishte në gjendje që të luante nga fillimi. Dihen aftësitë e tij dhe nuk i patëm në dispozicion, ndërsa gjërat u komplikuan edhe më shumë me dëmtimin e Shkurtajt që në minutën e dytë.

Me pasimet e shumta mbrapa, rrezikuat edhe të pësonit në një moment…
Kur përpiqesh të ndërtosh nga poshtë dhe kundërshtari të bën presion lart, duhet të gjesh mënyrën e duhur për të dalë, pasi rrezikon të gabosh fatalisht. Në rastin e Teutës gaboi portieri, por e korrigjoi po vetë.

Patët disa minuta të mira, por nuk e bëtë këtë gjithë ndeshjen?
Mendoj se u paraqitëm mirë në momente të caktuara, por e dimë mirë që nuk jemi të barabartë me Teutën, sa i përket kondicionit fizik. Kemi pasur shumë lojtarë jashtë vendit, të cilët kanë ardhur vonë dhe nuk kanë të njëjtën rezistencë fizike si kundërshtarët.

Si do ta menaxhosh ndeshjen me Tiranën, tani që nuk ke në dispozicion as Shkurtajn dhe as Cooperin?
Do të jetë e vështirë, pasi do të na mungojë pika e referimit. Vasili nuk do të jetë më për 2-3 javë ose ndoshta deri në fund, por dihen cilësitë e tij dhe rëndësia që ka për skuadrën. Nuk e di gjendjen e Cooper dhe shanset që ka për t’u rikuperuar, por që do të improvizojmë diçka patjetër.

Me këto vështirësi, a e keni menduar të përqendroheni vetëm te Kupa?
Jo, nuk do të mendojmë vetëm për Kupën, pasi do të luamë shanset tona edhe në kampionat. Do të jetë e vështirë me dëmtimet, por do të improvizojmë dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme. Mund të them se jemi pa fat me dëmtimet, por jemi të detyruar të provojmë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...