Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Dua një Kukës më agresiv, e kam në kokë skuadrën për sezonin e ardhshëm

Një fitore për infarkt në sekondat e fundit që përtej pikëve të marra lë vend për një analizë të thellë. Orges Shehi kërkon që Kukësi i tij të jetë më i egër dhe t’i zgjidhë më shpejt ndeshjet.

“Kam nostalgji për stadiumin e Elbasanit. Kam pasur shumë sukses si futbollist. Por është gjë ndryshe të jesh në fushë dhe në stol. Më ka pëlqyer shumë, sepse është fitore që vlen 3 pikë, në një situatë të pazakontë. Duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejt, kjo është pakënaqësia që kam. Nuk i merr ndeshjet lehtë Kukësi. Duhet më shumë egërsi për t’a mbyllur ndeshjen. Çdo skuadër i ka rastet, por duhet  të ishim më konkretë.

Futbolli është aq i vështirë, sa dështon në momentin që e quan ndeshjen të përfunduar. Duhet të punojmë në këtë aspekt, për të qenë sa më agresivë. Lënia e pikëve në të tilla ndeshje të djegin jashtë mase.

Kukësi sheh ende nga vendi i parë: Mendoj që duhet të shohim lart, e tillë është skuadra, i tillë është objektivi. Që të shkojmë te Tirana, duhet të bëjmë punën tonë dhe të marrim ndeshjet tona.

Ndryshimet te Kukësi: Se çfarë ka ndryshuar mund të thoni ju nga studioja. Kukësi duhet të jetë skuadër dhe t’i zgjidhë ndeshjet bashkë dhe jo individualisht. Lojtarët duhet të njohin forcën e tyre.

Projekti për sezonin e ardhshëm: Për momentin gjërat janë për të ndërtuar skuadrën, por çdo gjë mund të ndodhim, nuk është asgjë e çuditshme. Në kokën time e kam në kokë një skuadër për vitin tjetër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...