Kupa e Shqiperise

Shehi: Gjithçka shkoi kundër nesh, tani të mendojmë për fundin e kampionatit

Intervista e trajnerit të Skënderbeut, Orges Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që korçarët humbën 1-3 përballë Kukësit, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Përveç disavantazhit nga ndeshja e parë, duhet të bënit llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme…
Ekuilibrat na u prishën mbrëmë, pasi u gjetëm të papërgatitur nga sëmundja e Kristi Vangjelit, që na detyroi të spostojmë Muzakën. Më pas sot Otto John doli i dëmtuar dhe vetëm pak më vonë, pësuam edhe golin e parë, që na goditi shumë moralisht. Kemi shumë lojtarë të rinj, morali i të cilëve ra në tokë, pas atij goli.

Pas golit të Bregut, prisnit një reagim tjetër?
Isha entuziast, pasi në fund të pjesës së parë u fola lojtarëve dhe u kërkova të mos mendojnë për rezultatin dhe të luajnë si të ishte ndeshja 0-0. Gjetëm golin shpejt dhe po shpresoja për një vijimësi më të mirë, por erdhi edhe goli i tretë, që mbylli llogaritë.

Besoni ende te Europa?
Na presin ndeshje të tjera, duke filluar nga kjo e diel dhe tashmë mua dhe stafit na duhet të ringremë moralisht lojtarët. Të jesh pjesë e Skënderbeut, një skuadër që ka dominua vitet e fundit, peshon për lojtarët e rinj, ndaj duhet t’u rikthejmë moralin e lartë, për të marrë maksimumin në ndeshjet e mbetura.

Vijoni të krijoni shumë, por pësoni gola në dukje naivë?
Kjo është gjëja që më shkakton më shumë keqardhje, pasi shumicën e ndeshjeve që kemi humbur, i kemi dominuar, por kemi shpërdoruar shumë. Kjo shpjegohet me faktin që kemi lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë eksperiencën as për të mbyllur ndeshjet, por as për të ruajtur ekuilibrat në fushë, në momente të caktuara.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency