Abissnet Superiore

Shehi i motivuar për rikthimin te Vllaznia: Dua titullin kampion, kemi tifozët më të mirë në Shqipëri!

Vllaznia ka qenë një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj periudhe, teksa krahas Da Silvas janë larguar dhe Ardit Krymi, Fahrudin Djurdjevic, Fallou Diagne, Abdurrahman Fangaj, Zinedin Mustedanagic dhe Mevlan Adili. Në merkaton në hyrje, kuqeblutë kanë prezantuar Lorik Boshnjakun, Rejan Alivoda dhe Kristijan Vulaj dhe së fundmi Dajan Shehin. Mbrojtësi nga Elbasani është shfaqur entuziast për rikthimin në Shkodër teksa beson se ekipi do të garojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm.

“Vllaznia është shtëpia ime e dytë dhe kam kaluar 2 vite shumë të mira. Kisha dëshirë si unë dhe stafi e drejtuesit që të rikthehesha përsëri. Besoj se kam bërë një lëvizje të mirë dhe shpresoj që të jap maksiumin. Falenderoj stafin teknik dhe drejtuesit që më kanë dhënë besimin për t’u rikthyer te Vllaznia. Rikthehem për titullin kampion pasi synimet e Vllaznisë janë gjithmonë për majat, për Kupat e Europës, të dalë kampion, të fitojë Kupën. Uroj që të dalim kampion”.

Vllaznia do të nisë sezonin nga raundi i dytë i kualifikueseve të Conference League, ku do të përballet me rumunët e Universitatea Craiova. Shehi është i vetëdijshëm për forcën që ka kundërshtari, por është optimist se mund të arrihet kualifikimi, edhe pse bëhet fjalë për një skuadër që në letër duket më superiore.

“Duket që është një skuadër e fortë. Kanë një buxhet shumë të mirë por ne do të japim maksimumin që të dalim me kokën lart. Rezultatit nuk i dihet dhe shpresoj që të arrijmë të kualifikohemi. Boshti i ekipit është dhe normalisht që do të ketë dhe lëvizje. Kam shumë besim që me trajnerin dhe grupin e lojtarëve që do vijnë do japim maksiumin dhe synimet tona do të jenë për të arritur majat”.

Në fund, Shehi ka dhe një premtim për tifozët, për të cilët ka vlerësimin maksimal.

“Premtimi im është që do të jap maksimumin në fushë. Jam i sigurt dhe i bindur se ne kemi tifozët më të mirë në Shqipëri”.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency