Abissnet Superiore

Shehi i “vë vulën” të ardhmes: Në derbin me Dinamon të shkruajmë historinë!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së të shtunës ndaj Dinamos. Tekniku i bardhebluve që tashmë janë shpallur zyrtarisht kampionë të këtij edicioni theksoi se firma për rinovimin e kontratës është arritur dhe është tashmë vetëm një formalitet ndërsa kërkon rekordin për ta mbyllur sezonin pa asnjë derbi të humbur.

Ndeshja ndaj Dinamos- “Nuk mund të ketë vlerën që ka pasur gjithmonë, për shkak dhe të objektivave që ne i kemi arritur, por dhe fatkeqësisht Dinamo, që është një emër i madh ka zbritur një kategori më poshtë, por që gjithsesi mbetet derbi. Një ndeshje që ka rëndësi. Është derbi i fundit i këtij sezoni dhe duam që të jemi gjithmonë serioz. Duam të jemi gjithmonë fitues. Është një derbi që hyn në histori, sepse çdo gjë është e shkruar dhe ku ka më mirë se sa të shkruash historinë pa asnjë derbi të humbur. Me aq sa mendoj unë Tirana ka tre derbi, dy të qytetit dhe një të futbollit shqiptar me Vllazninë”.

Do të kemi rotacion? “Rotacionin jemi munduar që ta bëjmë pak, por edhe kontigjenti i lojtarëve s’është se s’ka luajtur. Lojtarët janë të gjithë të gatshëm. Hoxhallarin do të mundohemi ta lëmë në stol, për t’i dhënë hapësira të tjerëve. Por do të ketë dhe 2-3 lojtarë të rinj”.

E mbaruar puna e Shehit me Tiranën? “Mendoj që është vetëm çështje firme, çdo gjë është dakord në parim dhe firma është vetëm formalitet dhe besoj se ajo në ditët në vijim do të përfundohet”.

Lojtarët do të kërkojnë pushim? “E thashë dhe pas ndeshjes me Vllazninë, që duhen përgëzuar lojtarët sepse e kanë arritur objektivin kryesor dhe janë mjaft serioz edhe në stërvitje dhe në ndeshje. Sigurisht që disa lojtarë i kemi lënë pushim sepse do të grumbullohen me ekipin Kombëtar dhe me U21. Jemi mundur që këtë periudhë t’i japim lojtarëve nga dy ditë pushim që të qetësohen. Edhe pse objektivi ka mbaruar jemi munduar të japim impenjimin maksimal në çdo ndeshje futbolli”.

Ka nisur puna për Europën? “Është mentaliteti i një skuadre që kërkon të jetë dominante. Sigurisht që puna ka filluar dhe për fat të mirë që vjet që kemi ndërtuar një skuadër që të kemi element që të kenë kontrata afatgjatë. Klubi ka filluar bisedimet një nga një për rinovim si rasti i Filipit. Në ditët në vijim do të rinovohen dhe lojtarë të tjerë. E rëndësishme që është që një skuadër të ketë boshtin. Ka dhe lojtarë të tjerë që të afrojmë në gjirin tonë. Kemi negociuar dhe këto kohë presim një përgjigje. Lojtarët që kemi biseduar duhet të vendosin shpejt”, u shpreh Shehi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency