Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shehi: Jam i kënaqur me interpretimin e modulit të ri, ka ardhur koha t’i japim meritat Egbosë

Kukësi luajti me një pjesë të madhe të titullarëve në ndeshjen e kthimit ndaj Apolonisë dhe bëri detyrën duke marrë një tjetër fitore dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Trajneri Shehi u shpreh i kënquar me performancën e të tijve dhe mbi të gjitha me interpretimin e modulit të ri në fushë.

Sa i kënaqur jeni me reagimin e skuadrës pas humbjes me Laçin?
Vinim nga një ndeshje shumë e keqe dhe këtë ndeshej e vlerësuam maksimalisht për të marrë më të mirën. Kush merret me futboll e di që kur merr fitore edhe gjendja psikologjike rregullohet.

Si është situate te Kukësi?
Jetojmë në një botë që ka vështirësi, por këto kalohen duke qenë të gjithë baskë dhe t’i kalojmë së bashku. Unë sot doja një skuadër me grintë. Synimi ishte sot vetëm fitorja, pasi e thashë edhe më parë fitorja sjell entuziazëm.

Pse vendosët të hidhnit në fushë më të mirët sot?
Dukë hedhur në fushë lojtarët më të mire, unë u përpoqa për të provuar një modul tjetër, për të parë se kush është më i mirë. U përpoqa t’i aktivizoja të gjithë lojtarët.

Sa keqardhje keni për atë humbje në Laç tre ditë më parë?
Pas pandemisë, unë mendoj se të fitosh 5 dhe të humbësh 1, pavarësisht se ishte ndeshje deçizive, por mund të them se kjo ndodh në futboll. E rëndësishme është që të rikthehemi aty ku ishim.

Ju pëlqeu sjellja e skuadrës me modiulin e ri sot?
Ndryshuam modul sot, dhe realisht sot më ka pëlqyer skuadra me atë që tregoi. Për të ardhmen me këtë modul, do të shikojmë dhe më pas do vendosim. Nuk kemi kohë për të bërë hapa fals dhe nuk duhet të bëjmë eksperimente.

A mendoni se ka ardhur koha që t’i japim meritat që i takojnë trajnerit të Tiranës, Emanuel Egbo?
Po bën një punë shumë të mirë dhe nuk ka se si mund të mos i japësh merita. Do merita pasi ai i meriton ato. Jepi Çezarit atë që meriton Çezari, do thosha në këtë moment.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...