Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Ka interes për Muçin por jo oferta konkrete, Apolonia rival i rrezikshëm!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Apolonisë, trajneri i Tiranës Orges Shehi konfirmoi interesimin e klubeve të huaja për Ernest Muçin por tha se për momentin nuk ka asgjë konkrete në lidhje me ofertat, përsa i përket ndeshjes së radhë ai u shfaq optimist edhe pse i vlerësoi maksimalisht fierakët.

“Ditët në dispozicion kanë qenë e pakta, por besoj se mjaftojnë për të shpjeguar dhe kërkuar atë që duam të bëjmë gjatë ndeshjes. impenjimi i skuadrës ka qenë në maksimum. Kur vjen një trajner i ri, kërkon të implementojë atë që ai mendon.Do kemi në fushë edhe lojtarë që janë kthyer nga dëmtimi, pa dashur t’i rëndojmë. Ndaj Apolonisë është e vështirë. Nuk ka kundërshtar të lehtë, Apolonia i ka marrë pikë edhe të fortëve. Kemi kundërshtarë pishtë nesh në klasifikim, por ne duam të ngjitemi në renditje dhe fitorja na bën mirë”.

“Pak ditë na ndajnë nga merkato, ka interesim për Muçin, por asgjë konkrete. Ardhjet në merkato kanë kualitet, por do shohim në vijim, duke i përshtatur minutazhin e duhur, ngaqë nuk janë aktivizuar shumë. Ka edhe tre ditë nga mbyllja dhe është e vështirë të gjesh lojtarë.Nuk pres ardhje në këto ditë të fundit. Psikologjia është e rëndësishme. Kam biseduar edhe tek e tek me lojtarët dhe e kuptoj gjendjen e tyre. Ata mezi presin të rikthehen. Janë kampionë dhe duan të rikthehen”, u shpreh Shehi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...