Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Kam pritur gjithmonë momentin tim, ndaj Kastriotit marrim 3 pikë

Mbrojtësi Dajan Shehi ka rifituar vendin e titullarit te Vllaznia në javët e fundit, ndërsa sot ishte në krah të trajnerit Brdaric në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se kuqeblutë do të bëjnë gjithçka për të marrë tre pikët në Kamëz ndaj Kastriotit.

A jeni i kënaqur me hapësirat që po ju jep trajneri në formacion?
Jam i kënaqur, pasi trajneri po më mbështet dhe po vlerëson cilësitë e mia, ndërsa unë nga ana tjetër po bëj maksimumin për të shpërblyer besimin e tij. Edhe nesër besoj se do të luaj nga fillimi, por zgjedhjen e bën gjithmonë trajneri, ndaj respektojmë vendimin e tij.

Ju e njihni mirë Kastriotin, pasi keni luajtur edhe vitin e kaluar atje. Sa e vështirë do të jetë ndeshja e nesërme?
Kastrioti është një kundërshtar shumë i vështirë dhe jam i sigurt që nesër na pret një përballje shumë e fortë. Ata po bëjnë mjaft mirë në kampionat, por ne shohim punën tone dhe japim maksimumin për t’u larguar me tre pikë nga kjo sfidë.

Ju shqetësojnë mungesat?
Vllaznia ka një skuadër mjaft të mirë, me futbollistë cilësorë, që shpesh kanë ardhur nga stoli dhe kanë bërë mjaft mirë në fushën e lojës. Kështu do të ndodhë edhe nesër, që të gjithë që do luajnë, do të bëjnë mirë punën e tyre.

A keni preferenca për shortin e Kupës së Shqipërisë?
Të tre kundërshtarët që kanë ardhur deri këtu, kanë ardhur me meritë dhe janë shumë të fortë, ndaj nuk kam preferencë. Ajo që dua, është të shkojmë në finale dhe të sjellim trofeun në Shkodër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...