Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Kishim harruar “shijen” e fitores, prurjet e reja na shtuan cilësinë

Intervista e trajnerit të Skënderbeut, Orges Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi korçarët u rikthyen te fitorja, pas 3 muajsh.

Përtej fitores, duhet të jeni i kënaqur edhe me lojën e skuadrës…
Jemi shumë të lumtur, pasi u rikthyem te fitorja pas shumë javësh. Ia kishim harruar shijen fitores, ndaj më vjen mirë që u rikthyem, sepse kemi lojtarë të rinj, ndaj kemi nevojë për besim.

Debutuan shumë të rinj, të cilët treguan një nivel të kënaqshëm…
Sibo është një lojtar që ka ardhur në janar dhe ka shumë cilësi. Është një lojtar i huazuar për fat të keq, por është një lojtar që na bën shumë punë. Pëllumbi është një element që më ngroh edhe në stërvitje, por jam i qetë dhe dua ta angazhoj gradualisht. Besoj se ka shumë të ardhme, ndaj po i jap hapësirat që la largimi i Alitit. Ndryshimin në portë e mendova pas humbjes në Fushë Krujë. Unë e njoh mjaft mirë atë pozicion dhe skuadra po pësonte vazhdimisht, ndaj mendova t’i jap pak qetësi Aldos dhe të hedh në fushë Dajsinanin. Edhe ky i fundit kishte punuar mjaft mirë prej muajsh dhe për më tepër luan mirë me këmbë dhe komunikon shumë me shokët e skuadrës.

Sa kualitet kanë shtuar Pervan dhe Taipi?
Si Pervan, ashtu edhe Sibo, kanë shumë cilësi dhe ndonëse kanë ardhur në minutat e fundit, unë u kam dhënë hapësira. Më pas si Taipi, ashtu edhe Toskiç, përveç cilësisë, janë edhe të rinj, duke na garantuar shumë për të ardhmen. Presim të rregullojmë çështjen e nënshtetësisë për shqiptarët e Maqedonisë, për të menaxhuar më mirë ndërtimin e formacionit, pasi nuk na lejohen më shumë se 4 të huaj.

Mendoni se tashmë skuadra do të ketë fuqinë të vijojë me formën që shfaqi në pjesën e parë të sezonit?
Ne e nisëm mjaft mirë sezonin, por na u dëmtuan shumë titullarë dhe humbëm shumë në aspektin e lojës. Me prurjet e reja, por edhe me rikthimin e të dëmtuarve, presim që skuadra të shprehet shumë më mirë dhe të rikthehet aty ku e ka vendin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...