Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shehi: Krenar për çunat, Tirana ime nuk dorëzohet kurrë. Ngoo? Ka besimin tim

Eliminimi është gjithmonë i dhimbshëm, por Orges Shehi ndihet krenar për ndeshjen e Tiranës. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Dinamos, por ngecën te penalltitë, me “Blutë” që kaluan në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Jam krenar për atë që dhanë çunat, ishim gjithë kohën dominant, rastet i patëm. I tillë është futbolli, penalltitë janë çështje fati, të shohim përpara dhe ta harrojmë këtë ndeshje.

Çfarë na mungoi për t’i dhënë goditjen finale Dinamos? Kemi bërë maksimumin, kishim raste ta mbyllnim edhe në kohën e rregullt. Çunat shpenzuan shumë energji.

Penalltitë? Janë çështje fati. Kur gjuan shumë penallti, fati është prezent, dikush do gabonte, ne ose Dinamo. I thashë çunave që bëmë maksimumin, por jo gjithçka është në dorën tonë, ka të bëjë edhe fati.

Dinamo është ekip cilësor, ishte e vështirë përmbysja. Skuadra bëri shumë mirë, duke llogaritur edhe problemet e mungesat. Skuadra tregoi karakter, tregohet e pamposhtur dhe nuk dorëzohet.

Duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e ardhshme, kësaj ndeshje ia bëmë hyzmetin deri në fund. Jam i kënaqur edhe me lojtarët e stolit, ata bënë mirë dhe janë të rëndësishëm. Kjo më ngroh akoma më shumë”.

Më pas një koment për sulmuesin Michaael Ngoo. “Ai është stërvitur shumë mirë gjatë kësaj kohe, mos të harrojmë që kaloi Covid-19 dhe u largua tre ditë për shkak të një problemi familjar. Ai ka besimin tim, jo më kot i them që është lideri i skuadrës.

Jam i sigurt që do të na nxjerrë nga situate edhe kur të jemi keq, siç e ka bërë në ndeshjet e para”, përfundoi trajneri i Tiranës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...