Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shehi: Kualifikimi i hapur, e dimë çfarë duhet të bëjmë në Durrës

Teuta dhe Kukësi do të përballen sërish nesër në mbrëmje, në të tretën sfidë mes tyre brenda pak ditëve, pasi në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë.

Përballja e parë përfundoi në barazim pa gola në “Elbasan Arena” ndërsa të shtunën dy ekipet u përballën po në Elbasan edhe për kampionat, ndërsa këtë herë ndeshja foli për verilindorët që morën fitoren 3-0 në një takim të dominuar totalisht.

Në prag të transfertës së nesërme, trajneri Orges Shehi dha një intervistë ku pranoi se Kukësi udhëton drejt Durrësit me objektiva të qarta dhe se do të bëjë maksimumin për të dalë në finale, ku shtoi se nuk ka preferenca për kundërshtarin.

Çfarë prisni nga ndeshja me Teutën?
E dimë se çfarë presim, pasi është ndeshje gjysmëfinale. Kemi një informacion, pasi dimë rezultatin e ndeshjes së parë dhe e dimë se për çfarë shkojmë atje. Është një ndeshje e vështirë, kështu që presim të japim atë që kemi dhënë në të gjithë këtë periudhë, maksimumin tonë.

Rezultati 0-0, sa besim ju jep?
Sigurisht Kupa ka një specifikë të veçantë. Është tur me dy takime dhe duke ditur rezultatin e parë, në të dytën je i qartë se çfarë duhet të bësh dhe çfarë duhet të marrësh. Kështu që, është rezultat 0-0, që na jep kënaqësinë që nuk pësuam në fushën tonë, por duhet të bëjmë mirë sepse është e hapur gjithçka.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?
Sa i përket aspektit fizik, mund të ketë pak lodhje, pasi luajmë në një periudhë jo normale. Ne analizat e të gjitha i bëjmë sikur jemi në kushte normale, por nuk jemi në kushte normale. Sepse të luash çdo tre ditë në këtë situatë, mendoj që të gjithë futbollistët janë heronj. Do mundohem të freskoj skuadrën me shpresën dhe besimin për të arritur maksimumin nesër.

Keni preferencë për kundërshtarin, nëse shkoni në finale?
Jemi të fokusuar vetëm te takimi jonë, pasi objektivi jonë është të shkojmë në finale dhe pak rëndësi ka kush del nga krahu tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...