Kategoria Superiore

Shehi: Laçi rival i vështirë, por nuk kemi rrugë tjetër veç fitores

Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi pret kthesën e madhe në sfidën e kësaj të hëne ndaj Laçit. Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj kurbinasve numri 1 i stolit të korçarëve foli për momentin jo që po kalon skuadra për prurjet e reja të merkatos së dimrit por edhe për problemin që skuadra për të gjetur golin.

Përballja me Laçin?- Sigurisht pas këtyre rezultateve, çdo ndeshje është e vështirë, ka koefiçent të lartë vështirësie. Duhet të bëjmë maksimumin që nesër të rikthehemi te fitorja. Kemi pasur një ndeshje kupe në mesjavë dhe seancat stërvitore kanë qenë me më pak ngarkesë, sepse edhe në kupë futëm të gjithë lojtarët që vendosëm të ishin të gatshëm dhe në funksion të ndeshjes së nesërme. Është një ndeshje e vështirë, kemi punuar gjatë gjithë javës. Duhet të japim 100% për tu rikthyer te fitorja. Kjo na shërben për vazhdimësinë, për anën psikologjike, sepse shumë nga lojtarët janë të rinj dhe kjo ndikon te ata. Kështu që do të jetë një ndeshje e rëndësisë së veçantë nesër.

Lojtarët e rinj?- Po t`i bësh jë rezyme sezonit, na janë larguar lojtarë. Lojtarët që erdhën në janar janë duke u rritur gradualisht. Disa do jenë në fushë nesër. Kemi një skuadër të re, kemi emra të rinj, një skuadër e re në funksion të vazhdimësisë, por dhe të aktualitetit.

Problemet me gjetjen e golit?- Që të fitosh një ndeshjes duhet të fitosh. Kemi provuar gjatë gjithë kohe, por nuk kemi qenë agresiv. Duhet pak dhunë sportive, më shumë egërsi. Na del për detyrë nesër që ti bëjmë të gjitha këto, sepse pa shënuar nuk fiton. Duhet të sulmojmë me forca të shumta, pa harruar dhe prapavijën që duhet të jemi të kujdesshëm.

Formacioni?- Formacioni është pak i vështirë për tu zbardhur, sepse kemi dhe disa dilema. Nëse me Kastriotin mendova se do ishte një skuadër e plotë,nesër do kemi sërish mungesa për arsye dëmtimi dhe arsye familjare. Duke u bashkangjitur dhe problemet e të huajëve, do mundohemi të bëjmë një përzgjedhje në funksion të ndeshjes dhe të kundërshtarit. Kështu që formacionin nuk mund të ta them sot.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency