Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Na penalizojnë mungesat, sot ndikoi edhe terreni

Intervista e trajnerit Orges Shehi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi Skënderbeu u mposht me rezultatin minimal 0-1 ndaj Partizanit dhe regjistroi humbjen e pestë radhazi në kampionat.

Skënderbeu në mënyrën e të luajturit është i njëjtë, çfarë mungon te kjo skuadër?
Për sa i përket të lojës, mundohemi mos të dalim nga loja jonë, pavarësisht se terreni nuk ta lejon. U ndëshkuam në një moment që mund ta evitonin, por ka meritë dhe kundërshtari. Më pas u bë e vështirë. Do donim të kishim lojtarë me eksperiencë përpara, por me këta që kemi do vazhdojmë punën.

Zëvendësimi i Guedj me Taipin rezultoi i goditur…/strong>
Taipi ka vetëm 5 ditë me skuadrën. U nisa nga paraqitja e mirë e Guedj me Teutën dhe mendova të nisja ashtu. I ndryshova edhe pozicionet në pjesën e parë, por nuk funksiononte ndaj e zëvendësova me Taipin, që bëri një paraqitje të mirë

Sa ndikojnë mungesat?
Kemi provuar shumë, por zgjedhjet nuk është se kanë qenë të bollshme. Edhe për Krasniqin isha në mëdyshje. Ndryshuam modul, por zgjedhjet ishin të detyruara.

Hoxhaj, Abazi dhe Guedj nuk kanë bashkëpunimin e duhur dhe një krah çalon totalisht…
Për këtë filluam të ndryshonim dhe pozicionit. Hoxhaj jep më shumë në pozicion tjetër, por jemi të kushtëzuar për zgjedhjet. Asanit nuk i ka ardhur dokumentacioni. Po punojmë për të hedhur në fushë lojtarë që mund të bëjnë më mirë, por varet edhe nga gjendja fizike e gjithë secilit.

Mund ta sakrifikoje me shumë Krasniqin, sepse i dha thellësi skuadrës?
Krasqniqi është lojtari jonë kryesor, por nuk është në gjendjen e duhur. Një ditë ka që ka nisur stërvitjen dhe rrezikonim shumë po ta fusnim më shumë minuta. Nuk doja ta dëmtonim për disa minuta më shumë dhe ta humbnim për shumë javë.

Humbja e 5-të radhazi, a rrezikon Skënderbeut ta pësoj si Dinamo? Kur e mundnit Partizanit, opinioni publik deklaronte që luanit për t’i bërë dëm Partizanit, po tani që Partizani ju mund, keni një mesazh?
E kam thënë që është një perceptim i pabazë. Janë llafe kafenesh. Ne luajmë për veten tonë, ndaj nuk ja vlej t’i komentoj. Nuk kemi asnjë lidhje me atë Dinamo. Ajo që me yje, ne kemi skuadër me çuna të rinj. Momenti i fundit kërkon pjekuri. Nuk do ta krahasoja me atë Dinamo, s’ka asnjë lidhje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...