Abissnet Superiore

Shehi: Ndaj Kukësit ndeshje radhe, të mos i vendosim vetes limite

Tirana do ta mbyllë gjysmën e sezonit me sfidën e nesërme përballë Kukësit, të cilën trajneri Shehi e konsideroi thjesht si ndeshje radhe, teksa në konferencën për shtyp theksoi se ka grup të plotë.

Sa e rëndësishme është përballja e nesërme?
Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare, pasi ne e trajtojmë vetëm si sfida e radhës, që vlen tre pikë. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe nesër mbyllet vetëm gjysma e rrugëtimit, ndaj jemi larg sfidave vendimtare.

A keni bërë një bilanc të gjysmës së parë të kampionatit?
Një bilanc do ta bëjmë padyshim pas sfidës së nesërme, megjithatë mund të them se kemi bërë një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos i vendosim vetes limite.

Si është gjendja e skuadrës?
Grupi është i plotë dhe do të jenë të gjithë në dispozicion për sfidën e nesërme. Edhe Hoxhallari që kishte një shqetësim të vogël, e ka kaluar tashmë dhe është gati për të luajtur.

Ndaj Kukësit, Tirana nuk fitoj prej dy vitesh, por edhe ju personalisht nuk keni një bilanc pozitiv…
Është e vërtetë, por kjo nuk do të ndikojë aspak në aspektin psikologjik. Ka skuadra që na ka ecur, si ndaj Vllaznisë, por ka edhe si Kukësi, që nuk kemi pasur bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency