Kategoria Superiore

Shehi: Ndaj Vllaznisë të sillemi si kampionët në fuqi, Muçi do na mungojë!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Vllaznisë, trajneri i Tiranës Orges Shehi nënvizoi se bardheblutë duhet të hynë në fushë në këtë ndeshje me stofin e kampionëve në fuqi edhe pse kuqeblutë janë skuadra që kanë bërë më mirë në këtë sezon, ndërsa Tirana po kalon një moment negativ. Shehi bëri një koment edhe për kalimin e Ernest Muçit te Legia e Varshavës.

SKUADRA – “Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, jo vetëm ne, por edhe për kartonët. Me lojtarët që janë të gatshëm, besoj se mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi. Është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët kemi përpara, por edhe nga situata që jemi, pasi kemi nevojë për pikë”.

KLASIKJA– “Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi, duhet të hyjmë me këtë mentalitet përballë një kundërshtari që po bën mirë. Është klasikja e futbollit shqiptar, kështu që motivimi nuk mungon tek asnjë”.

OBJEKTIVI – “Janë edhe shumë javë në lojë, Nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t’u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekipit. Na mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes Najdovski-Hoxhallari, por do të përshtatemi me këto vështirësi. Shpresoj t’ia dalim”.

MUÇI – “Muçi është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talent i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara me situatën ku jemi dhe lojtarët që kemi”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency