Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Ndikoi cilësia e fushës, ju tregoj situatën e Bekajt

Tirana humbi 0-1 përballë Kastriotit, duke i dhënë fund pathyeshmërisë prej 8 ndeshjesh radhazi. Gjithsesi, bardheblutë nuk e rrezikojnë aspak “fronin”, teksa trajneri Orges Shehi preku disa tema gjatë prononcimit për “Gol pas Goli”Supersport.

Është një humbje që të mërzit, por i tillë është futbolli, ta pranojmë. Komplimente kundërshtarit. Ishim disi të lehtë te pësimi i golit. Nuk duhet t’i jepnim shansin kundërshtarit të kalonte në avantazh, u bë më e vështirë çarja e tyre.  

Mungesat e Hoxhallarit dhe Hotit na penalizuan, sidomos i pari, i cili është pikënisja jonë e aksioneve, përveçse është kapiteni i ekipit. Hoti mund të na ndihmonte me një goditje nga larg, është i rrezikshëm në 20 metrat e fundit. Komplimente për Qefalinë, po rritet nga dita në ditë.

Kastrioti meriton komplimente për shpirtin e garës dhe vendosjen në fushë. Po na kthehen si mace e zezë, por po të luanim në ‘Air Albania’ do të ishte një panoramë tjetër.

Devid? I duhet një kohë përshtatjeje, ndryshon mënyra e lojës, skuadra dhe objektivat. I kemi piketuar repartet ku duam të përmirësohemi. Na duhen përforcime, na duhen lojtarë që zgjidhin situatën kur kundërshtarët mbrohen me shumë forca.

Bekaj do largohet? Kemi bërë kampionat shumë të mirë, sigurisht që ka oferta, por nuk është asgjë në parametrat që të kënaqet klubi. Nuk është ndonjë ofertë serioze, mendoj se nuk do të largohet nga skuadra”, theksoi trajneri i ekipit kryesues.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...