Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Nuk varemi nga individi, Bregun e zëvendësova….

I kënaqur absolutisht për suksesin trajneri i Skënderbeut Orges Shehi. Në intervistën për emisionin Gol pas Goli numri 1 i stolit të korçarëve theksoi se te Skënderbeu nuk ekziston një çështje Bregu, ndërsa foli edhe paraqitjen e individëve të tjerë.

HOXHAJ – “Sigurisht për mua dhe për stafin është e rëndësishme të dalim përpara portës me logjikë. Më vjen mirë që skuadra po shpreh atë që i kërkojmë, më pas dikush do e bëjë golin. Duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe eksperiencën, vendosa të aktivizoj Hoxhajn, edhe pse vinte pas dëmtimit të gjatë.”

GOLAT – “Personalisht më pëlqen kjo që po bëjmë, që të mos të jemi të varur nga një lojtar, por ta sulmojmë portën me shumë forca. Më vjen mirë që po shënojnë shumë lojtarë. Kjo është diçka shumë e mirë për moralin. Jam munduar ti jap të gjithë lojtarëve minuta, përveçse për dy prej tyre. Të gjithë duhet ta ndjejnë se janë të rëndësishëm.”

LULAJ – “Edhe pse lojtarët gabojnë, duhet ti japësh besim. Është e lehtë ta anashkalosh, por nuk do të ishte e drejtë. Gabimet janë njerëzore. Lojtarët duhet të zhvishen nga ndjenja e përgjegjësisë. Në skuadër nuk flitet me unë, por me ne, fitohet dhe humbet si skuadër. Kështu ishte për Lulajn, për ti treguar që besimi është për të gjithë.”

LUFTËTARI – “Isha i përqendruar vetëm te skuadra ime dhe nuk kam asnjë koment për kundërshtarin.”

BREGU – “Sigurisht që nuk ka çështje Bregu. Nuk është taksative që kur të dalë lojtari duhet të takojë trajnerin. Kur zëvendësohet lojtari e ka mërzitjen me veten e tij. Të nesërmen në stërvitje gjithçka shkon normalisht. E rëndësishme është që Bregu reagoi shumë mirë, është një djalë i pjekur dhe një pjesë shumë e rëndësishme e jona.”

ZËVENDËSIMI – “Nuk jam i pakënaqur, por ana fizike dhe terreni i rënduar që ishte në Gjirokastër e penalizon një lojtar si Bregu. Ky nuk është terreni më i mirë i mundshëm për karakteristikat e Bregut.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...