Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shehi, pa alibi: Tirana pa përvojë në Europë, duhen patjetër përforcime

Mungesa e përvojë në kompeticionet europiane është shkak kryesor i eliminimit të Tiranës nga Dudelange. Kështu e analizon zhgënjimin e bardhebluve trajneri Orges Shehi në intervistën pas ndeshjes.

“E filluam ndeshjen shumë mirë, dolëm para portës. Ky eliminim është çështje përvoje. Morëm gola të lehtë dhe u bë gjithçka më e vështirë. Kundërshtari është vit për vita aty. Kur pëson gol, skuadra e ka të vështirë, nuk dua të përmend individë të veçantë.”

Përforcimet, emergjencë: “Na duhen përforcime e kemi thënë shpesh. Duhen lojrarë që të jetë organika e plotë kur dëshiron të ndryshosh diçka. Duhet patjetëtë përforcohemi, e kemi imediate.

Kundërshtari me përvojë: “Kur pëson gol, dëmtohet ana psikologjike. Diferencën në këto kompeticione e bëjnë detajet. Skuadra dihet të jetë gjithë kohës aty se të mësojë. Kundërshtari luan çdo vit në nivele të tilla. Në Champions nuk duhet t’i japësh asnjë shans kundërshtarit, golat që kemi pësuar kanë qenë të evitueshëm.”

Ana psikologjike: “Skuadrës i thashë pas ndeshjes që të ngrejë kohën, eliminimi erdhi për shkak të eksperiencës. Nuk duhet të jemi në presion, duhet të përqendrohemi në ndeshjen e radhë dhe jo të mendojmë për grupet. Skuadra duhet të mbledhë mendjen që bëri maksimumin dhe detajet e vogla t’i përmirësojë në ndeshjet e radhës.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...