Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Pauza na bëri mirë, gabojmë rëndë nëse nënvlerësojmë Apoloninë!

Tirana do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat këtë të dielë në sfidën që do të zhvillojë ndaj Apolonisë në orën 16:00 në Air Albania. Bardheblutë në këtë raund në rast suksesi do të kenë mundësi të përfitojnë nga përballjet direkte të 4 skuadrave kryesuese, edhe pse trajneri Shehi ka kërkuar përqëndrim maksimal duke vlerësuar maksimalisht Apoloninë.

“Kampionati u ndërpre në një moment të mirë për ne kemi pasur disa lojtarë me ekipet kombëtare, vetëm ditët e fundit jemi bashkuar të gjithë. Është një pauzë që na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe zhvilluam një ndeshje miqësore për t’i dhënë minuta lojtarëve që nuk kanë qenë në formacion në ndeshjet e fundit. Nuk ka ndeshje të lehta sepse bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar, që pavarësisht pozicionit në renditje, meriton vlerësim dhe gabojmë rëndë nëse nuk e bëjmë këtë. Skuadra nën drejtimin tim është shprehur mirë, kam parë djem që luftojnë për objektivat sepse jemi skuadër me objektiva madhore”.

“Këto javë janë pak për të implementuar idetë e çdo trajneri, por jam i kënaqur për atë që kanë dhënë në fushë dhe si po i interpretojnë ndeshjet. Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime sepse na mungojnë dy lojtarë kryesorë, Vangjeli dhe Hoxhallari për shkak të kartonëve. Kam besim se lojtarët në vend të tyre, do e justifikojnë dhe do japin më të mirën e tyre”.

“Atmosfera ka qenë e mirë, edhe kur nuk kemi fituar, atmosfera nuk na ka munguar. E kam thënë, unë mund të humb të gjitha ndeshjet, por nuk mund të humb dhomat e zhveshjes. Atmosfera e mirë na ndihmon për t’u shprehur mirë në ndeshje sepse dihet që futbolli është lojë kolektive dhe pa atmosferë të mirë në grup, është e vështirë”, u shpreh Shehi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...