Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shehi për SuperSport: Tani e njohim kundërshtarin, në “Air Albania” marrim kualifikimin

Tirana e nisi aventurën europiane me një humbje në transfertën ndaj Dudelange në Luksemburg, megjithatë rezultati 1-0 i bën bardheblutë optimist që mund të kualifikohen në sfidën e kthimit, më 12 korrik në “Air Albania”.

Trajneri Orges Shehi foli për SuperSport, ku analizoi sfidën ndaj Dudelange dhe u shpreh optimist se tani e njeh më mirë kundërshtarin dhe do të bëjnë përmbysjen në sfidën e kthimit, që do të transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

Jeni i zhgënjyer nga rezultati, për mënyrën si erdhi ndeshja?
I zhgënjyer jo, edhe pse kishim pritshmëri më të mëdha. Loja ka shumë momente, por në njërin prej tyre ishim në avantazh numerik dhe kjo është pak pishman, sepse po përgatiteshim të ndryshonim, por morëm edhe ne të kuq. Kjo na vuri në vështirësi, sepse ishte një mesfushor që doli me të kuq dhe kemi mangësi në atë repart.

Ju keni insistuar vazhdimisht te detajet. A ndjeni keqardhje që sot u ndëshkuat nga një detaj i vogël?
Detajet ja në të rëndësishme, sidomos në të tilla kompeticione, pasi kundërshtarët kanë lojtarë të mirë, sidomos në sulm. Detajet mund t’i kesh në favor apo kundër dhe mund të bënim më mirë, por nuk mund të fajësoj mbrojtjen, pasi edhe kundërshtari ka meritë.

Çfarë ndodhi me Limajn, që mori dy kartonë shumë shpejt?
Ndodhi shumë shpejt dhe më vjen keq sepse e kishim ne topin në kontroll. Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe nuk besoj se ka qenë ndërhyrje, por më shumë një rrëshqitje. Pra Limaj ishte i pafat.

A kishte ndonjë ndryshim Dudelange, në krahasim me atë që kishin shqetësuar?
Ndryshim varet se si e sheh. Me atë që pamë ne, skuadra nuk na dha një përshtypje të qartë, pasi në momente të caktuara dukeshin shumë ët fortë dhe në momente të tjera dukeshin normalë. Tani kemi një panoramë më të qartë, por nga vendosja, ishin të përgatitur që do të qëndronin kështu dhe nuk na vunë në vështirësi. Mbajtja pak më shumë se duhet e topit, na komplikoi punën në disa momente.

Sa optimist jeni për përmbysjen?
Jam shumë optimist, pasi në stadiumin tonë gjithçka do të jetë komplet ndryshe. Unë i pari dhe skuadra, kemi besim që do të bëjmë maksimumin dhe do të kalojmë në turin tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...