Kategoria Superiore

Shehi përcjell optimizëm: Krasniqi dhe Lulaj mund të rikuperohen për Partizanin!

I kënaqur përgjysmë trajneri i Skënderbeut Orges Shehi për atë që tregoi skuadra e tij në miqësoren ndaj Teutës. Ish portieri në intervistën e tij pas ndeshjes u ndal te merkato duke konfirmuar afrimin e Taipit ndërsa foli edhe për të dëmtuarit.

Ndeshja e sotme ndaj Teutës…

Me këtë ndeshje i japim fund kësaj minifaze përgatitore. Jemi të kënaqur, por duhet të korrigjohemi ende aty ku duhet.

Shumë mungesa, tani nis kampionati. Çfarë ndodh me merkaton?

Kemi mungesa, për fatin tonë të keq kemi disa lojtarë që nuk janë në kondicionin e duhur fizik. Në merkato, kemi afruar dy lojtarë, Asani dhe Taipi, por edhe ata nuk janë në 100% e vet, pasi vijnë nga një pushim më i gjatë se duhet. Këto janë përforcimet tona. Do mundohemi të afrojmë aty ku kemi nevojë më shumë. Shpresa ime është të rikthehen edhe lojtarët e dëmtuar.

Ka shanse që të kthehen të dëmtuarit për Partizanin?

Përveç Bregut i cili ka një dëmtim që zgjat në kohë, për Lulajn dhe Krasniqin do bëjmë çmos t’i kemi për Partizanin.

Ku do e shohim Skënderbeun në gjysmën e dytë?

Synimi ynë në këtë moment është të bëjmë më të mirën, të rikthehemi ai Skënderbe i fazës së parë. Disa mungesa që kemi pasur, dhe pak çështje fati, na kanë bërë të mos jemi aty ku duhet. Me pak pikë më shumë, do ishim më lart, dhe do flisnim ndryshe. Do bëjmë më të mirën të kthehemi aty ku na takon. Me këtë moto do vazhdojmë punën edhe këto ditë, deri për ndeshjen me Partizanin.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency