Abissnet Superiore

Shehi: Po improvizojmë, skuadrës i duhen përforcime. Hoxhallari la një boshllëk të madh

Pas disfatës 2-1 me Dinamon, trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se tashmë bardheblutë po bëjnë pak improvizim për ta parë dinamika të reja, ndërsa shtoi se Toli është pjesë e Tiranës dhe se mbetet për të rinovuar kontratën e Toshevskit.

A është humbja që djeg më pak? “Humbja, humbje mbetet. Por, skuadra sot bëri mirë edhe statistikat ishin në anën tonë. Skuadra prodhoi lojë dhe tentoi të fitoi ndeshjen, por kishte më pak përqendrim sidomos kur pësuam golin e dytë”.

Prisnit përgjigje nga lojtarët? “Të gjithë lojtarët janë pjesë e jona edhe ata q ëkanë luajtur më pak, kemi bërë një mënyrë që të shpërndajmë pak pushime për disa lojtarë. Provuam edhe një modul të ri që bëmë mirë dhe jemi te faza e improvizimit dhe duam të provojmë diçka të re pasi dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona”.

A duhet përforcuar ekipi? “Patjetër, lojtarët cilësorë janë të vështirë. Ne kemi filluar të shohim për të plotësuar boshllëqe, kemi nevojë për përforcim. Edhe lojtarët që kemi në fushë janë të rinj, ata në stol janë edhe më të rinj dhe iu duhet pak besim por jo të gjithëve mund t’iu japësh besim në të njëjtin moment pasi janë edhe objektivat në lojë”.

A duhej të ishte përgatitur më parë Tirana për rinovimet dhe rrugën që do të ndiqte pas sezonit? “Lojtarët kanë nisur të rinovojnë një nga një, Toli është pjesë e jona dhe ka ngelur vetëm Toshevski. Kemi mbajtur pjesën kryesore, Hoxhallari na lë një boshllëk.

Por futbolli ka dinamikë të shpejtë, Seferi, Totre dhe Xhixha janë në kontratë pastaj e mendon klubi edhe në aspektin e anës financiare. Për mua është e mbyllur dhe do ta deklaroj klubi”, u shpreh Shehi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency