Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Pres një Kastriot agresiv, s’ka kundërshtarë të lehtë

Orges Shehi nuk e merr lehtë sfidën me Kastriotin, për javën e tretë të Superiores. Trajneri i Tiranës thekson se nuk ka diferenca mes skuadrave nëse nuk jepet maksimumi në fushë.

“Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të tri rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës me Kastriotin, e vështirë, dhe duhet të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme. Është java e tretë dhe kundërshtari kërkon të marrë, pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshtar agresiv në fushën e vet. Çdo skuadër do të futet në fushë për të dhënë maksimumin, mendoj që nuk duhet të nisemi për nga cilësia e lojtarëve ose nga përbërja e tyre, futbolli është një sport që na ka treguar që kur nuk jep maksimumin diferencat zvogëlohen.”

S’ka kundërshtarë të lehtë: “Ndeshjet që janë në letër duken më të lehta bëhen më të vështira. Kështu është shorti, këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin, janë kundërshtarë që duan vlerësim, nuk duhet të nisemi se nga renditja, janë tri pikë që duhen fituar.”

Golat e pësuar: “Duhet të jemi më agresivë dhe të kujdesshëm pasi shënojmë, sepse minutat duhet t’i kthejmë në favorin tonë, që mos të jemi të butë që kundërshtari të na barazojë dhe që të hedhim poshtë të gjithë mundin.”

Impakti i VAR-it: “VAR-i na ndihmon shumë në futboll, i zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...