Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Shehi punon mirë”, Gunes: Tirana luan në grup, por nuk është Besiktasi! Stadiumi? Terreni është problem

Trajneri i Besiktas, Senol Gunes foli në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së kthimit me Tiranën (ndeshja e parë, 3-1 për Besiktas), e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League. Tekniku i mirënjohur turk e vlerësoi Tiranën për lojën e saj të ndërtuar te grupi, ndërsa po ashtu vlerësime pati edhe për kolegun e tij, trajnerin Orges Shehi. Ndër të tjera, Gunes u ndal te terreni i stadiumit Air Albania për të cilin shtoi se nuk është në gjendjen e duhur dhe mund të bëhet pengesë për ndeshjen e së enjtes.

“Ndjehem mirë që jam në Tiranë, e vlerësoj edhe skuadrën e Tiranës. Kushtet janë të mira, kundërshtari ka lojtarë të mirë dhe të vendosin në vështirësi. Kemi pritshmëritë tona, kemi eksperiencën tonë në ndeshjet europiane. Shpresoj që pavarësisht avantazhit, ndeshja të shkojë në avantazhin tonë. Duke e parë nga ndeshja e parë, Tirana luan në grup, lojtarët rreshtohen mirë, ne kemi ardhur për rezultat dhe për kualifikim.

Lexo edhe:

Njohim Abazajn dhe Selmanin se kanë luajtur në Turqi, ata luajnë në grup. Duhet t’i bëjmë që të luajnë lojën tonë, stadiumi është i mirë, por bari është problem dhe mund të ndikojë për ndeshjen e nesërme.

Trajneri Shehi ka bërë një punë të mirë, duke analizuar edhe sezonin e kaluar. Kanë luajtur mirë në kampionat dhe Europë, është një skuadër kompetitive, por jo si Besiktasi. Ne kemi cilëitë dhe garancitë si një skuadër e madhe. Tirana zhvillon lojën me mundësitë e saj. Futbolli shqiptar është zhvilluar, shumë shqiptarë luajnë në Europë. I uroj sukses Shehit. Pavarësisht kundërshtarit ne luajmë lojën tonë, do përpiqen të na vendosin në vështirësi.

Rezultati do të shkojë në favorin tonë. E njoh futbollin shqiptar, Cikalleshi është nga ata që spikati në Turqi. Presidenti i Bursasspor është shqiptar, me shqiptarët duket sikur nuk jemi të huaj. Kam vlerësim maksimal, ashtu si kam edhe për Tiranën. Shpresoj që tifozët të kënaqen”, u shpreh Gunes.

Ndeshjen mes Tiranës dhe Besiktas mund ta ndiqni eksluzvisht në SuperSport 2, duke nisur nga ora 20:00.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...