Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shehi: Skënderbeu do të reagojë, Kupa objektiv

Humbja e fundjavës së kaluar në Gjirokastër e tronditi jo pak Skënderbeun. Një kolaps i papritur që rihapi garën për titull. Megjithatë korçarët kanë shansin që të rikuperojnë menjëherë, duke nisur nga sfida e parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Teutën. Për këtë, kapiteni Orges Shehi ka besim.

Vijmë pas një paraqitje jo të mirë, që tregoi se nuk ishim aty ku duhet. Futbolli i tillë është se të jep mundësi të rikuperosh. Duhet të reagojmë dhe të tregojmë se kemi nxjerrë mësime nga e kaluara. Kupa ka specifikë që luhet në dy takime dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur eliminohesh. E gjithë skuadra ka qenë në unison, që nuk ishim aty ku duhet. Këto ditë na kanë shërbyer për ti vënë gishtin kokës. Duhet harruar ajo humbje në Gjirokastër dhe duhen nxjerrë mësime.

Kupa nuk është vetëm një mënyrë për tu rikthyer, por edhe një trofe të cilin portieri 40-vjeçar kërkon ta fitojë në atë që është sezoni i tij i fundit si profesionit.

Gjatë gjithë periudhës te Skënderbeu, që ky është viti i tetë, kemi fituar gjashtë herë titullin dhe asnjëherë Kupën. Vjet ishim shumë afër, por nuk e fituam. Është një trofe që e kam fituar dy herë dhe dëshiroj ta fitoj edhe me Skënderbeun dhe shpresoj që ky të jetë viti i duhur.

Sfidat me Teutën mbeten gjithmonë të veçanta për Shehin, që tregon emocionet sa herë përballet me ekipin ku është rritur dhe vlerëson forcën e bregdetarëve.

Ndaj Teutës është një ndeshje e veçantë, sepse luaj ndaj ekipit të qytetit tim. Luaj në stadiumin ku jam rritur dhe jam formuar, është një emocion i veçantë dhe ndihme shumë mirë sa herë luaj në atë stadium. Teuta është një ekip shumë i mirë dhe nuk i meriton pozitat ku ndodhet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...