Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Sot më pëlqeu sulmi, Pëllumbi e ardhmja e Skënderbeut!

Fitorja fantastike 0-3 ndaj Kukësit, e para në transfertë pas disa muajsh për Skënderbeun, nuk kishte sesi të mos kënaqte trajnerin e korçarëve Orges Shehi i cili thuri elozhe për dy lojtarë të talentuar të Skënderbeut si Pëllumbi dhe Lulaj ndërsa shtoi se sfida e ardhshme ndaj Luftëtari është deçizive për Europën gjithmonë nëse Skënderbeu fiton çështjen me UEFA-n në CAS.

DËMTIMET E SHUMTA – “U dëmtuan Krasniqi e Muzaka, ashtu edhe Bregu. Kishim edhe të tjera mungesa. Futbolli i tillë është, edhe dëmtohesh. Të shohim çfarë do të bëjmë. Kemi edhe një ndeshje, ndaj Luftëtarit luajmë gjithçka”.

LULAJ DHE PËLLUMBI – “Jam i kënaqur për paraqitjen që bëmë. Pëllumbi e kemi reklamuar që pas largimit të Alitit. Ai do më ketë çekan në kokë, është i ri. Zakonisht fluturojnë të rinjtë. Është e ardhmja e klubit dhe më vjen mirë. Lulaj kishte muaj jashtë, e justifikoi veten. E tregoi që edhe ai është pjesë e Skënderbeut”.

NDRYSHIMI I SKËNDERBEUT – “Ka ndryshuar finalizimi. Nuk fitohet pa shënuar. Kemi pasur raste. Me Teutën ishim gjithë kohën te porta kundërshtare. Me Kukësin në Kupa na ndikuan dëmtimet, Vangjeli dhe Muzaka nuk ishin. Duke qenë grup i ri, në një ndeshje kupe eksperienca na dëmtoi. Pësuam golin e parë dhe më pas të dytin, që na goditi. Kjo ndeshje është vazhdimësi e ndeshjeve të mira. Edhe në Laç që humbëm bëmë një ndeshje të mirë. Goli i epërsisë na dha qetësi dhe u shfaqëm më mirë në lojë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...