Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi: Ta nisim si kampionë ndaj Kukësit, llogariteni edhe Egnatian për titull

Të premten fillon sezonin 2022/2023 në Abissnet Superiore me përballjen Kukësi-Tirana (17:00). Bardheblutë synojnë mbrojtjen e titullit kampion, ndërkohë që trajneri Orges Shehi preku disa tema gjatë prononcimit për mediet.

KUKËSI – “Shorti na ka rezervuar një rival direkt në ndeshjen e parë, të shkojmë të luajmë si kampionët në fuqi”.

EKIPI – “Limaj ende vuan dëmtimin e Kupave të Europës. Seferi ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, por ka rreth pesë ditë që stërvitet me skuadrën. Ditën e djeshme erdhi edhe një sulmues i ri, jemi gati”.

KAMPIONATI – “Maratonë e gjatë, të sillemi si kampionë dhe kjo duhet të fillojë që ndaj Kukësit që të kemi vazhdimësinë për objektivat madhorë. Kampionatin e vjetshëm të Tiranës shumë pak skuadra mund ta kenë bërë, dominuam nga java e pestë deri në të fundit”.

NDRYSHIMET – “E kaluara e mirë e vitit të kaluar do të jetë barometri i këtij sezoni. Skuadrat ndryshojnë, edhe ne kemi ndryshuar 40% të skuadrës. Situatat e këqija duhet t’i minimizojmë”.

MERKATO – “31 gushti është dita kur mbyllet merkato. Edhe ne kemi lojtarë cilësorë brenda në skuadër, që nga momenti në moment edhe mund të largohen. Seferin e kemi këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas të premtes”.

KUNDËRSHTARËT – “Skuadrat që kanë qenë në Europë kanë ndryshuar trajner, si Partizani edhe Laçi. Nuk kemi një ide të qartë për këto skuadra që kanë qenë në Europë edhe për ekipe të tjera si Kukësi, nuk kemi shumë informacion, sepse gjithë fazën e kanë kryer jashtë shtetit, teksa kanë ndryshuar shumë lojtarë.

Rivalët tanë do të jenë të përhershmit. Të mos harrojmë edhe Egnatian, sepse kanë shpenzuar shumë duke marrë lojtarë cilësorë. Pas fazës së parë, çdo skuadër do të tregojë potencialin edhe objektivin që ka”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...