Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Shehi: Të jemi më të zgjuar dhe agresivë, stoli bëri diferencën

Tirana e mbylli në barazim 1-1 sfidën e Conference League kundër Dinamo Batumit. Goli i Regi Lushkjes në minutat shtesë, evitoi humbjen e bardhebluve. Trajneri Orges Shehi analizoi duelin e parë përballë rivalëve gjeorgjianë, ku ndër të tjera tha:

Deri diku, ndeshje pozitive. Duke pasur parasysh kontingjentin e vonë, disa lojtarë e ndërrime për shkak të gjendjes fizike. Kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar. Sidomos në sulm.

Ne kërkonim të ishim më agresivë, ta ftonim kundërshtarin të luante në qendër për t’i rrëmbyer topin. E për t’u nisur pastaj. Mendoj se deri diku e bëmë mirë.

Ne e dinim që është e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë, duke pasur parasysh që në fushë ishin shumë lojtarë të rinj.

Lexo edhe: 

Mbrojtja ishte thuajse nga e para, kjo ka vështirësitë e veta. Sepse nuk mund ta kristalizosh në një kohë kaq të shkurtër me 6 lojtarë të rinj. Mendoj se diçka mund të evitohej, duke qenë më të zgjuar në momente të veçanta.

Goli? Ata kanë lojtarë agresivë. Për një moment të veçantë u ndëshkuam. Por skuadra meriton komplimente që nuk u dorëzua, vazhdoi dhe këmbënguli.

Më vjen mirë që lojtarët e stolit treguan atë që kam thënë në dhomat e zhveshjes. Që më të rëndësishëm janë ata që ulen në stol sesa ata që e nisin nga fillimi.

 

Këshilla? Në disa momente duhet të tregohemi më të zgjuar. Të mos i japim kohë kundërshtarit, sepse me kualitetet që kanë të dëmtojnë. Në mbrojtje edhe pse kishim vështirësi, nuk arritën të na rrezikonin.

Dueli i kthimit? Mund të ketë ndryshime. Lojtarët që u futën, ndryshuan rrjedhën e lojës. Mund të ketë ndryshime rreshtimi në varësi të asaj që pamë në ndeshjen e parë”, përfundoi trajneri i Tiranës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...