Kategoria Superiore

Shehi: T’i marrim ndeshjet me radhë, ndaj Kukësit pres reagimin e sulmuesve

Një javë më parë para ndeshjes me Skënderbeun, Shehi i konsideroi të gjitha sfidat si finale, megjithatë barazimi në Korçë e kthen në detyrim fitoren e Tiranës ndaj Kukësit, fillimisht për të arritur Europën, por edhe për të shpresuar për titullin kampion.

Tekniku Orges Shehi kërkon që skuadra fillimisht të mendojë për të mposhtur kundërshtarin e radhës, duke mos i besuar as momentit jo fort pozitiv që po kalojnë verilindorët gjatë javëve të fundit.

“Ka nisur faza e fundit, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shohim shumë larg, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë. Luajmë përballë një kundërshtari si Kukësi, që pavarësisht vështirësive që ka hasur këtë sezon, ka një organikë të mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment, ndaj duhet të kemi vëmendjen e duhur ndaj këtij kundërshtari”, u shpreh tekniku bardheblu.

Në prag të ndeshjes me verilindorët, Tirana duket në formë mjaft të mirë, pasi e gjithë skuadra është stërvitur rregullisht, ndërsa Shehi zbulon se mungesa e vetme do të jetë ajo e sulmuesit Danso për shkaqe disiplinore.

“Skuadra ka punuar shumë mirë dhe grupi ka qenë i plotë në dispozicion. Jemi në formë të mirë dhe pres që të bëjmë një 90-minutësh dinjitoz përballë Kukësit. I vetmi që do të mungojë është Danso për shkaqe disiplinore”, tha Shehi.

Javët e fundit Tirana kishte gjetur me lehtësi golin, por ndaj korçarëve vuajtën jo pak në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Megjithatë ku fakt nuk e shqetëson aspak Shehin, që shprehet i bindur se ndaj Kukësit do të shohim një ndeshje tjetër.

“Ndeshjet ndryshojnë nga një kundërshtar te tjetri dhe nëse Skënderbeu u ngjesh mbrapa për të marrë një pikë, nuk besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kukësin. Ndaj verilindorëve pres një ndeshje tjetër, ku edhe sulmuesit do të kenë më shumë hapësira për të bërë punën e tyre”, tha trajneri bardheblu.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency