Abissnet Superiore

Shehi: Kemi objektiv të ndihmojmë sulmuesit, nga Tirana nuk më ndajnë paratë

Orges Shehi u shfaq mjaft i kënaqur pas fitores me Vllazninë. Në emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i bardhebluve deklaroi që skuadra e tij nuk ndikohet nga hamendësimet dhe respektoi veten.

“Objektivi ynë është të nxjerrim Taulantin edhe Xhixhën para portës, por është për t’u përgëzuar skuadra që, edhe pse e ka siguruar kampionatin, po punon seriozisht, duke respektuar veten në radhë të parë.”

E ardhmja e Shehit: Nuk besoj se na ndajnë shumë gjëra, janë disa detajet, por kurrsesi lekët në mes. Kam marrë garanci nga presidenti që nuk do të ketë lëvizje. Duhet të perfeksionojmë profesionalizmin. Në Shqipëri çdo ditë del nga një hamendësim, por më vjen mirë që skuadra nuk po ndikohet. Skuadra edhe kur goditet gjen forcë për të reaguar. Skuadra mund të kishte shënuar gola të tjerë. Nuk shqetësohemi nga hamendësimet.”

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency