Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shehi: Vllaznia rivali ynë direkt, fitojmë me ndihmën e tifozëve

Tirana është gati për duelin me Vllazninë, që do të luhet nesër prej orës 19:45. Nesër rifillon Abissnet Superiore, dhe klasikja e futbollit shqiptar është përballja më e fortë dhe e bukur e javës së 16-të. Bardheblutë kryesojnë kampionatin me 33 pikë, ndërsa kuqeblutë nga Shkodra mbajnë vendin e katërt me 25 pikë.

Trajneri i ekipit kryeqytetas, Orges Shehi preku disa tema në prononcimin për mediet, duke u ndalur te forma e djemve të tij, kundërshtari, merkato dhe tifozët, të cilët i fton të jenë të shumë në “Air Albania”.

FORMA – “Mendoj se jemi gati, këto ditë na kanë shërbyer për të përgatitur skuadrën për të qenë sa më në formë. Kemi pasur shumë pak ditë pushim. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë stërvitur deri me datën 30. Jemi gati për ta nisur aty ku e lamë si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike, pasi mentaliteti është shumë i rëndësishëm në vazhdimësi”.

NISJA E SHPEJTË E KAMPIONATIT – “Vështirësi do kishte nëse do të fillonim pak më vonë, kur ke pak kohë në dispozicion edhe gjendja e futbollistëve nuk shkon në nivelin zero dhe për mua është diçka pozitive që kampionati nis fillon kaq shpejt, duke mos pasur pauzë të gjatë të kampionatit”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Fatmirësisht nuk kemi asnjë shqetësim apo lojtar me probleme. Në ndeshjet e fundit miqësore kishim disa lojtarë që kishin probleme fizike edhe për shkak të virozave, por janë rikthyer në stërvitje dhe shyqyr zotit nuk kemi asnjë mungesë”.

MERKATO -“Unë mendoj se jemi të kompletuar. E kam thënë dhe herë të tjera se nuk do ishte mirë që të bëjmë shumë lëvizje në merkaton e janarit, edhe për shkak se nuk ka shumë lojtarë cilësorë. Kemi afruar Devid që ia dimë vlerat, dhe në këndvështrimin tim nuk duhen lojtarë që nuk e njohin kampionatin. Kemi bërë një afrim që ishte i domosdoshëm duke pasur parasysh dhe dëmtimin e Ngoo. Besoj se jemi të kompletuar”.

VLLAZNIA -“Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë, kemi një kundërshtar që është afër dhe në renditjen e përgjithshme, por dhe për shkak të cilësisë që ka. Vllaznia është një konkurrent i yni direkt. Kjo kërkon vlerësim dhe përqendrim maksimal. Duam që ta fillojmë vitin e ri aty ku ishim vjet. Në kampionatin tonë nuk ka shumë diferenca mes kundërshtarëve”.

MBËSHTETA E TIFOZËVE  -“Ne si skuadër kemi lojtarin e 12-të dhe jemi me fat që e kemi. Është një ndihmë e madhe për ne dhe shpresojmë që t’i kemi sa më të shumtë. E dimë se jemi një klub më tifozeri shumë të madhe dhe shpresojmë që ta kemi edhe në këtë ndeshje. Dua t’i falënderoj, sepse na kanë qëndruar gjithmonë pranë”.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...