Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi zbulon mungesën e radhës te Tirana: Pikët dhe loja na japin shpresë, nuk ka nënvlerësim për Kastriotin

Tirana luan ditën e nesërme ndeshjen e radhës të kampionatit ndërsa presin në shtëpi Kastriotin. Bardheblutë do të kërkojnë vazhdimësinë pas fitores me Egnatian, teksa në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i kryeqytetasve, Orges Shehi i cili ka zbuluar se në ndeshjen e nesërme mungesës së Xhixhës dhe Përgjonajt do t’i shtohet edhe Filip Najdovski. Ndër të tjera, Shehi shton se Tiranës i jep shpresë loja dhe pikët që ka grumbulluar.

Atmosfera në skuadër pas fitores me Kastriotin- “Fitorja na kthen aty ku do të donim, është një fitore që ka vlera dhe gjendja e skuadrës është e mirë. Ndeshjen e kaluar humbëm Najdovskin dhe presim përgjigjen sa do të na mungojë. Na mungon edhe Xhixha me Përgjonaj”.

Në fazën e parë Kastrioti ju mori pikë- “Tani është faza e dytë dhe ndeshjet e lehta në letër bëhen të vështira nëse ka nënvlerësim. Kemi vlerësim maksimal pavarësisht pozicionit ku ndodhet Kastrioti. Kemi një panoramë të qartë për lojtarët kundërshtarë se jemi përballur me ta, Kastrioti do vlerësim. Pikët dhe mëyra e lojës na japin shpresë, do të futemi në fushë pa menduar për fazën e parë.

Ne jemi të kënaqur për atë që po japim në fushë dhe sigurisht duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe lojë se ajo të jep garanci. Kemi ndërtuar një skuadër thuajse nga fillimi dhe me kalimin e kohës edhe lojtarët po e njohin më shumë njëri-tjetrin se vend për përmirësim ka akoma”.

Merkato? “Kemi një panoramë të qartë për çdo ekip dhe këto ditë të pakta në dispozicion do të punojmë nga ana teorike, për merkaton e janarit është shpejtë. Skuadra është e mirë dhe e kompletuar, janari nuk ofron shumë mundësi. Por, ne nëse gjejmë lojtarët e duhur atëherë po, në të kundërt kemi lojtarët në rregull për të vazhduar”.

Rolet ku ka nevojë për ndërhyrje? “Pozicionet dhe rolet është shpejtë t’i themi, dihen qartë objektivat dhe duam të përforcohemi, por vetëm me element që na shërbejnë dhe i përshtaten klubit nga ana e karakterit dhe cilësisë sportive”, përfundo Shehi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...