Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Bin Salman kërkon Manchester United, Glazer e do më së paku 4 miliardë paundë

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammad Bin Salman është një nga njerëzit me të pasur dhe më të fuqishëm në botë. Në të vërtetë, miliarderët e shkretëtirës kanë një pasuri që vlerësohet 850 miliardë paundë dhe tashmë objektivi i radhës për Bin Salman është investimi në një prej klubeve prestigjioze europiane, më konkretisht te “Djajtë e Kuq” të United. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që sheikë multimiliarderë janë përfshirë dhe integruar në futbollin e Kontinentit të Vjetër, sikundër ndodh me kampionët e Premier League-s.

Manchester City është në pronësi të sheikut Mansour nga Abu Dhabi, ndërsa ai i Katarit, Al Khelaifi, ka ka skuadrën kampione të Francës, Paris Saint-Germain. Gjithsesi, pas spekulimeve mediatike, burime pranë klubit konfirmojnë se pronarët aktualë, familja Glazer, që e ka në pronësi këtë klub që nga viti 2005, nuk ka ndërmend të shesë aksionet. Oferta të cilën do të mund ta merrnin në konsideratë nuk duhet të jetë më pak se 4 miliardë paundë.

Gjithsesi, klubi ka patur ndikim nga bota arabe edhe në të shkuarën, sikundër ndodhi me marrëveshjen aktuale me qeverinë e Arabisë Sudite. Gjithashtu, “Djajtë e Kuq” kanë bashkëpunuar me Saudi Telecom që në vitin 2008 dhe me gjithë impaktin madhor që kanë miliardat e vendit të paradokseve të mëdha, gjithçka mund të ndodhë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...