Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Sheikët “lodhen” duke shpenzuar për PSG, largohen nga Franca pas Botërorit

Një lajm sensacional është duke qarkulluar së fundmi, teksa bëhet e ditur se Tamim bin Hamad Al Thani, Emir i Katarit që është në pronësi PSG prej vitit 2011 nëpërmjet organizatës së Qatar Sports Investments ka vendosur të largohet pas Botërorit në muajin dhjetor.

Sheiku mesa duket është lodhur duke shpenzuar shuma marramendëse për klubin francez me këta të fundit që sërish nuk ia kanë dalë të kenë sukses duke qenë se triumfi në kampionat merret i mirëqenë dhe prej disa sezonesh objektivi i klubit është Champions League, aty ku arritjen më të madhe kanë finalen e humbur në vitin 2020 ndaj Bayern Munich.

Në këto vite kur presidenca ka qenë në dorën e arabëve, yje të shumtë kanë zbarkuar në Paris duke nisur nga Ibrahimovic, Beckham, deri te emrat më të fundit si Neymar, Mbappe apo Messi teksa në këto 11 vite arabët kanë harxhuar më shumë se 1.3 bilionë euro.

Ndërkaq, largimi i Emirit të Katarit bën që nga detyra të largohet edhe ai që njihet si presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi. Ky i fundit është nën juridiksionin e Tamim bin Hamad Al Thani dhe nëse vërtetohen zërat për një largim nga PSG, atëherë edhe Al-Khelaifi do të dorëzojë “çelësat” e klubit.

Ndërkohë, e ardhmja e Mbappe gjithashtu mund të jetë vendimtare për presidencën sheike, pasi nëse ylli francez largohet nga skuadra atëherë mundësitë që edhe arabët të dorëzohen është më e lartë pasi ata kërkojnë me çdo kusht që sulmuesi i konsideruar si e ardhmja e futbollit, të qëndrojë gjatë në Paris.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...