Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shembet në tokë përpara shokëve të ekipit, ndërron jetë portieri 28 vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin amator italian. Davide Gavazzi ishte vetëm 28 vjeç dhe luante si portier me Montagna Pistoiese. Ai ka humbur jetën ndërkohë që po përgatitej të luante kundër Cintoleses.

Në një moment është ndjerë keq, teksa është shembur në tokë ndërkohë që po bënte nxehjen. Një helikopter e ka dërguar menjëherë në një nga spitale e Firences, por mjekët nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë portierin italian.

Edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, Gavazzi ka ndërruar jetë në spital, ngjarje që ka tronditur e shokuar klubin e Pistoias dhe jo vetëm. “Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Ne jemi të shokuar, të shkatërruar!

Një moment para se të flisja me të bëra një shaka, sepse ai ishte portieri ynë i dytë dhe këtë herë duhej të luante titullar. Sapo u ktheva, dëgjova dikë që u shemb përtokë. Ishte ai… ”, deklaroi trajneri Marco Iori.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...