Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shembulli Luftëtari, Kategoria e Parë prodhon talente, sytë nga Çekiçi, Prendi, Zisi e Marku

Luftëtari i dy sezoneve të fundit është shembulli se si një skuadër me investime të zgjuara dhe me një bazë të krijuar me lojtarë që luanin në Kategorinë e Parë mund të arrijnë suksesin mes më të mirëve duke i besuar mbi të gjitha emrave të rinj. Kategoria e Parë është shpesh një kampionat ku klubet e Superiores e kanë të vështirë të kthejnë sytë për të gjetur lojtarë të vlefshëm për projektet e tyre duke u besuar futbollistëve ndërkombëtarë apo emrave që kanë më tepër përvojë mes më të mirëve, por Luftëtari arriti ta rrëzojë këtë tabu duke arritur jo vetëm Europën por një pjesë e lojtarëve të saj tashmë janë shndërruar në emrat më të lakuar në merkato.

Këtë verë ndoshta do ishte mirë që një pjesë e klubeve të Superiores të fillonin të kërkonin dhe mes skuadrave të Kategorisë së Parë ku mund të blesh me pak para dhe të shpresosh që investimi të kthehet disa fish. Një prej lojtarëvë që ka spikatur në sezonin që sapo u mbyll të Kategorisë së Parë është Albi Çekiçi, sulmues 25-vjeçar që shënoi 17 gola në total me Pogradecin, 14 prej të cilëve në sezonin e rregullt duke qenë shënuesi më i mirë i tijëve por dhe ndër më të spikaturit të kësaj kategorie. Në moshën 25-vjeçare është ende duke pritur shansin që të luajë në futbollin e madh, pas një përvoje të 7 viteve më parë me ekipin e qytetit të tij mes më të mirëve. Korabi është klubi që i dha dorën Gurit kur askush nuk besonte te ai, përpara se sulmuesi të fillonte ngjitjen drejt ëndrrës duke u shndërruar këtë sezon në lojtarin kyç te Kukësi, që i siguroi dhe një vend në Belgjikë, te klubi i Ostendes.

Një tjetër futbollist me të ardhme dhe me cilësi, që luan aktualisht te kjo skuadër është dhe Kristi Prendi, lojtar i formuar te Tirana, vetëm 20 vjec, por që prej vitesh po kërkon shansin e tij në Superiore. Si sulmues është i ngjashëm në karakteristika si Abazaj i Luftëtarit madje dhe një pjesë të golave të realizuar gjatë këtij sezoni i ka të ngjashëm në mënyrën e ekzekutimit. Është tejet i shpejtë dhe ka një teknikë për t’u admiruar për më tepër dhe një forcë goditëse nga distanca. Një dëmtim i disa viteve më parë e penalizoi që të vazhdojë të jetë bardheblu, por tashmë është gati për të mbërthyer shansin e tij dhe mund të jetë një zgjedhje e zgjuar për çdo klub të Superiores, sidomos për ato që tregohen largpamës dhe shohin dhe drejt së ardhmes. Tirana është e mbushur gjithashtu me lojtarë cilësorë dhe të ardhme por bardheblutë vështirë se do të lejojnë që të zgjaten duart drejt lojtarëve të tyre, ndërkohë që një tjetër skuadër e ngjitur këtë vit në Superiore, Kastrioti ka një element cilësor që duhet patur nën vëzhdim si Taulant Marku, që Superioren e ka provuar më parë dhe me Tërbunin. Këtë vit me Kastriotin realizoi 10 gola dhe është kontribues kryesor në ngjitjen e krutanëve. Sigurisht që skuadra kërkon ta mbajë duke qenë se është 23-vjeçar, por ndonjë klub tjetër i Superiores mund të provojë të synojë shërbimet e tij.

Bylis gjithmonë ka nxjerrë lojtarë cilësorë për Superioren dhe këtë vit, te skuadra ballshiote janë dy fierakë që mund të vendosen nën shënjestër, të dy mesfushorë, Niko Zisi autor i 9 golave jo pak për një mesfushor dhe Valentino Muraj, që gjithashtu ka kontribuar me 7 gola, për më tepër të realizuar ndaj skuadrave rivale si Tirana apo Tomori. Të gjithë këta elementë mund të jenë të vlefshëm për më të mirët e Superiores dhe për më tepër pa shifra të çmendura duke u përpjekur t’i jepet dora dhe prodhimit vendas, sic guxoi dhe Luftëtari.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...