Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Shënoi 14 gola me Kukësin, sulmuesi transferohet tek Gjilani

Edi Basa do të jetë pjesë e Gjilanit. Sulmues kroat, i cili në dy edicionet e fundit luajti me Kukësin do i bashkohet ekipit të Gentian Mezanit. Burime të sigurta për SuperSport bëjnë me dije se 30-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut vlonjat.

Basa është një lojtar cilësor, teksa në dy sezonet me Kukësin luajti në 74 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe 14 gola. Mezani ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën, pasi menjëherë pas Kupave të Europës nga Gjilani u largua pjesa më e madhe e lojtarëve.

Lexo edhe:

Afrimi i investitorëve bëri që gjërat të ndryshojnë dhe me financat e sigurta, Gjilani pritet që dhe në edicionin e ri të jetë pretendent. Skuadra nuk luajti ndeshjen e javës së parë me Fushë Kosovën, pikërisht për shkak të situatës ku ndodhej klubi, por tani që gjërat janë stabilizuar Gjilani pritet të kthehet në fushë që këtë javë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...