Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shënoi ndaj Atleticos, Juventusi bindet për t’i rinovuar kontratën kolumbianit

Drejtuesit e Juventusit pritet të takohen shumë shpejt me përfaqësuesit e Juan Cuadrados për të folur mbi rinovimin e kolumbianit. Kontrata aktuale e ish-lojtarit të Chelsea-t përfundon në vitin 2020, ndërkohë që palët po punojnë për rinovimin edhe për dy sezone të tjera.

Me uljen e Sarrit në stolin e bardhezinjve, Cuadrado konsiderohet si zëvendësues, por me dëmtimin e Douglas Costas, kolumbiani luajti titullar në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madridit duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke shënuar dhe një gol. Pikërisht kjo sfidë duket se ka ka qenë vendimtare dhe ka bindur drejtuesit e Juventusit për t’i ofruar 31-vjeçarit rinovimin edhe për 2 sezone të tjera.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...