Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Shënoi penalltinë vendimtare në Botëror, klubi i Premier League firmos me argjentinasin

Gonzalo Montiel është përforcimi më i fundit në merkato nga klubi i Nottingham Forest. 26-vjeçari mbërrin në Angli me anë të formulës së huazimit nga klubi i Sevillas ndërsa konsiderohet si një goditje e madhe për skuadrën e drejtuar nga trajneri Steve Cooper.

Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës të zhvilluar në Katar, madje ishte personazhi i cili ndezi festën te “Albicelestet” pasi shënoi penalltinë vendimtare në finalen kundër Francës. Montiel shprehet mjaft i lumtur për aventurën e re ndërsa shtoi se Premier League është një kampionat të cilin e ka ndjekur që prej fëmijërisë.

Lexo edhe: 

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Nottingham Forest, kam shumë pritshmëri për këtë aventurë. Dua të luaj dhe të tregoj atë që mund të bëj në fushë. Jam i “uritur” për trofe, Premier Leaguë është një kampionat më pëlqen shumë. E ndiqja kur isha fëmijë, nuk humbisja asnjë ndeshje. Çdo lojtar kërkon të luajë në ligën më të fortë dhe Premier League është e tillë”, u shpreh Montiel.

Argjentinasi shndërrohet në blerjen e pestë të Nottingham Forest këtë merkato pasi Chris Ëood, Ola Aina, Anthony Elanga dhe Matt Turner.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...