Premier League

Shënoi tri herë para syve të Ronaldos, ja rekordet që vendos Mo Salah

Klopp e pati quajtur absolutisht futbollistin më të mirë të momentin dhe Mohamed Salah u konfirmua sërish, këtë herë në “Old Trafford” përballë skuadrës me më shumë tituj në Premier League dhe kundër njërit prej lojtarëve më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo.

Ylli egjiptian i “vodhi skenën” portugezit, duke shënuar tre herë në portën e David De Geas, në një sfidë pa histori të cilën Liverpool e fitoi me rezultatin e thellë 0-5, ndërsa në fund meritoi të marrë në shtëpi edhe topin e ndeshjes.

Me golat e sotëm, Salah shkoi në kuotën e 107 realizimeve në premier League, duke u bërë futbollisti afrikan me më shumë gola në ligën më të ndjekur në botë, rekord që mbahej nga Didier Drogba me 104 gola.

I treti afrikan me më shumë gola në Premier League është një tjetër futbollist i Liverpoolit, Sadio Mane, që një javë më parë preku kuotën e 100 realizimeve, asnjë prej të cilëve me penallti.

Gjithashtu, Mohamed Salah u bë i pari futbollist i Liverpool që shënon një tripletë në “Old Trafford” që prej vitit 1936.

Salah iu bashkua Liverpoolit në verën e 2017-ës dhe ka fituar gjithçka me “the reds”, ndërsa tani po thyen një nga një rekorde të ndryshme të vendosur nga të tjerë yje të këtij sporti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency