Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shënojnë Jovetic dhe Lopes, Monaco mposht 2-1 Bordeaux

Monaco nuk gabon në sfidën e shtëpisë me Bordeaux, të cilën e mposhti 2-1 me përmbysje duke krijuar një distancë sigurie prej 5 pikësh me vendin e tretë, që mbahet nga Olimpique Marseille. Skuadra nga Principata, edhe pse e nisi keq ndeshjen dhe u gjend në disavantazh në minutën e 32-të pas golit të Vadas, arriti të barazonte shifrat në fund të pjesës së parë me Stevan Jovetic, pas asistit të marrë nga Lemar, ndërsa në pjesën e dytë gjeti edhe golin e fitores me Rony Lopes. Monaco shpreson që Marseille të dështojë për të marrë maksimumin e pikëve ndaj Nantes, që të mos i kërcënohet vendi i dytë, që e çon në fazën e grupeve të Championsit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...