Vazhdon momenti i mirë i Shkëndijës së Tetovës në kampionatin maqedonas. Kuqezinjtë të cilët këtë sezon kanë një objektiv të vetëm të fitojnë titullin kampion, regjistruan fitoren e 3-të radhazi pasi kaluan në raundin e 15-të në transfertë Sileksin me rezultatin 2-0. Sfida u vendos në pjesën e dytë nga golat e brazilianit Stenio Junior dhe sulmuesit kryesor të Shkëndijës Besart Ibraimi. Me këtë fitore skuadra e Qatip Osmanit ruajti avantazhin prej 11 pikësh në tabelën e klasifikimit ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit të cilët nga ana e tyre mposhtën në transfertë me rezultatin e thellë 5-2 skuadrën tjetër shqiptare të Renovës. Gjithsesi Vardari ka dy ndeshje më shumë për të luajtur. Nëse vazhdon me këtë ritëm, misioni titull megjithatë do të jetë më i thjeshtë për Shkëndijën.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...