Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shënojnë Shameti dhe Musolli, Kukësi mposht Vllazninë

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në “Zeqir Ymeri”, humbet 2-0 me Kukësin në një sfidë ku nuk munguan rastet e dyshimta, ku më flagranti ishte momenti kur Alla ndërhyn ndaj Sukajt brenda zonës. Shameti dhe Musolli, dy futbollistë me karakteristika të theksuara mbrojtëse, bënë “sulmuesin” në këtë takim, duke siguruar tri pikë të vyera për kampionët në fuqi.

Pas një starti disi të ekuilibruar, ku vëmendja e të dyja skuadrave ishte për të mos lënë hapësira prapa vjen goli i parë për Kukësin, me autor Ylli Shametin. Donjet Shkodra kroson saktësisht në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi gjirokastrit, krejt i lirë, nuk i jep asnjë mundësi për të evituar golin portierit Sherri.

Vllaznia detyrohet të shohë më shumë nga sulmi, madje në fund të pjesës së parë i afrohet barazimit me Sukajn, që përballë Frashërit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Rast tepër i dyshimtë në zonën e Kukësit në minutën e 63-të. Alla ndërhyn ndaj Sukajt në mënyrë të parregullt, por për Hamitin nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh. Një episod që lë shumë vend për diskutim.

Pas rastit të humbur nga Ribaj në të 67-ën, vjen goli i dytë i Kukësit, që shënohet pas një kundërsulmi të shpejtë nga kapiteni Musolli.

Xhevahir Sukaj në të 88-ën i rrëmben nga duart topin portierit Frashëri, por për gjyqtarin Hamiti është një veprim i ndëshkueshëm me karton të verdhë. Për Sukajn ishte i verdhi i dytë, duke e lënë Vllazninë me një lojtar më pak. U mbyll 2-0 ky takim, që e kthen Vllazninë në një pozitë të vështirë, me vetëm një pikë më shumë se Teuta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...