Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shënojnë të gjithë, Skënderbeu shumë i fortë për Teutën

Skënderbeu bën Lokomotivën në Durrës për të mos lëshuar terren në betejën e kreut duke i shtuar një tjetër fitore të rëndësishme koleksionit të këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e fundit të javës së 7, korçarët vendosën diktatin edhe në “Niko Dovana” ku morën masat në pjesën e dytë për të kthyer në favor disavantazhin e golit të Latif Amadu. Një paraqitje me dy fytyra e skuadrës së Dajës që si për çudi nuk e reflektoi aspak lodhjen e sfidës europiane duke shtuar një marsh më shumë në pjesën e dytë për t’a zgjidhur shumë lehtë këtë sfidë që konsiderohej delikate. Teuta thyhet 4-1 dhe regjistron humbjen e tretë rresht, duke rikthyer këmbanat e alarmit pasi zona e ftohtë është vetëm 2 pikë larg dhe dimri mund të zgjasë për ekipin durrsak që e nisi sezonin me dy fitore. Daja fanatik i formacionit të tij titullar e nisi ndeshjen me pothuajse të njëjtin formacion si ndaj Partizanit të Beogradit, me ndryshimin e vetëm, Alitin në vend të Radas, ndërsa Magani u prezantua me skemën e zakonshme 4-3-3 dhe qëndërsulmuesi Latif Amadu i dha të drejtë trajnerit peqinas me një gol të shpejtë

Skënderbeu u mbështet te eksperienca që ka në situata të tilla, duke e rritur gazin dalëngadalë dhe ishte menjëherë Sowe (10) që stopoi një top por finalizoi pa saktësi. Latif më i rrezikshmi në radhët e durrsakëve replikoi (13) por pa gjetur golin e dytë. Intensitet i lartë për 13 minuta por Skënderbeu preferoi ta ulte ritmin për të rirganizuar idetë duke kërcënuar edhe dy me Jashanicën (34) dhe Sowe (42), ndërsa Xhejms u shfaq protagonist për herë të parë në minutën e fundit me një goditje me kokë që nuk gjeti kuadratin. Skënderbeu e rinisi ndeshjen aty ku e la duke gjetur menjëherë golin e barazimit. I pashtershmi Sowe krijoi amulli në zonën durrsake dhe topi u përplas në këmbët e Beqajt që dhuroi një asist për Takun i cili realizoi golin e tretë sezonal (49).

Latif tentoi të rikthente në avantazh Teutën me një goditje me kokë (60), ndërsa në kampin korçar u bë sërish protagonist Sowe. I palodhur në çdo centimetër të repartit të sulmit, sulmuesi afrikan iu afrua golit në të 65-ën, por vetëm një minutë më pas ishte Xhejms që fitoi një 11 metërsh që u transformua në gol nga Sabien Lilaj.
Goli i tretë ishte vetëm çështje kohe pas shtyllës (71) sepse Sowe gjeti rrjetën pas një kërcimi me kokë, duke konfirmuar se është ai njeriu lider i kësaj skuadre.

Me llogaritë të bëra, Teuta lëshoi shumë terren dhe Skënderbeu gjeti edhe golin e katërt me Muzakën që këtë herë ishte ai që mori përsipër goditjen e 11 metërshit të dytë të ndeshjes.

Nuk pati më histori sfida e luajtur në “Niko Dovana” ku Skënderbeu tregoi edhe një herë se Europa League është një luks dhe jo një eveniment që mund ta pengojë në rrugën drejt titullit. Fitrorja e 6 në 7 javë kampionat dhe vendi i parë me 3 pikë diferencë nga Kukësi për skuadrën korçare që shkon e qetë drejt duelit të radhës kudër Luftëtarit, ndërsa Teuta zyrtarisht është në krizë pas 3 humbjeve rresht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...