Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shënojnë tre fantastikët, Barça rikthehet te fitorja me goleadë!

Barcelona hedh menjëherë pas krahëve dy barazimet radhazi ndaj Real Sociedad dhe Realit të Madridit në El Clasico. Blaugranat u rikthyen te fitorja në kampionat pasi mposhtën shumë thjeshtë me rezultatin 4-1 në Camp Nou, Deportivo Alaves duke ruajtur kreun e La Ligas në kuotën e 39 pikëve. Shënuan tre fantastikët e sulmit por edhe Arturo Vidal i cili po projekton largimin nga Barça në merkaton e janarit. Antoine Griezmann në minutën e 14-të hapi serinë e golave ndërkohë në sekondat e fundit të pjesës së parë, Arturo Vidal i çoi shifrat në 2-0 me një gol shumë të bukur. Pons me golin e tij në minutën e 56-të u duk sikur riktheu në ndeshje miqtë baskë, por Lionel Messi me një supergol dhe Luis Suarez me një penallti të kthyer në gol, sigluan shifrat përfundimtare në 4-1 dhe bënë që Barcelona ta mbyllte vitin 2019-të me një fitore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...